Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 18:22
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Vragoli, në orën 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale.

Policia ka konfirmuar se të lënduar kanë mbetur tre persona, kurse të përfshira janë dy vetura.

Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, tha policia.

“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, apelon policia.

(Kosova Sot Online)