Emisari Lajçak arrin sot në Kosovë, pasdite takon Kurtin dhe Osmanin

  • E.K /
  • 25 November 2021 - 12:07
Emisari Lajçak arrin sot në Kosovë, pasdite takon Kurtin dhe Osmanin

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot arrin në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit.

Lajçak pritet ta takojë presidenten Vjosa Osmani në ora 17:00 ndërkaq në ora 18:00 ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Diplomati sllovak do t’i takojë edhe krerët e partive politike në Kosovë.

Lajçak ka qëndruar dje në Serbi ku është takuar me presidentin Aleksander Vuçiq.

(Kosova Sot Online)