FBI-ja e cilëson prioritet të lartë trajtimin e rasteve me Sindromin Havana

  • G.G /
  • 25 November 2021 - 13:57
FBI-ja e cilëson prioritet të lartë trajtimin e rasteve me Sindromin Havana

Byroja Federale e Hetimeve e ShBA-së, e njohur më shumë me shkurtesën FBI, tha të mërkurën se trajtimi i çështjes së “incidenteve anormale shëndetësore” – të njohura gjerësisht si Sindromi Havana – është prioritet kryesor dhe se do të vazhdojë të zhvillojë hetime për shkaktarin dhe për atë se si të mbrohet stafi.

Rreth 200 diplomatë, zyrtarë e familjarë të tyre nga Shtetet e Bashkuara besohet se janë prekur nga sindromi misterioz. Për herë të parë, ky problem ishte raportuar nga zyrtarët amerikanë në kryeqytetin kuban më 2016.

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!

“Çështja e incidenteve anormale shëndetësore është prioritet kryesor për FBI-në, pasi mbrojtja, shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve e kolegëve tanë në tërë qeverinë federale është e rëndësisë më të lartë”, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Byroja Federale e Hetimeve gjithashtu tha se do ta vazhdojë punën me komunitetin e inteligjencës për “ta identifikuar shkaktarin e këtyre incidenteve dhe për të përcaktuar se si mund ta mbrojmë më së miri personelin tonë”, shkruan Reuters.

Ata që janë prekur dhe ligjvënësit janë ankuar se agjencitë amerikane nuk e kanë marrë mjaftueshëm seriozisht këtë problem shëndetësor.

“FBI-ja e merr seriozisht tërë personelin e qeverisë amerikane që raporton simptoma”, thuhet në deklaratën e FBI-së, ku shtohet se i ka dërguar porosi stafit për mënyrën se si të mbrohet, nëse punëtorët përjetojnë një incident të tillë dhe për atë se ku mund të marrin trajtim mjekësor.

(Kosova Sot Online)