Fuqitë e mëdha rrisin presionin për Kosovën, kërkojnë zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 15:49
Fuqitë e mëdha rrisin presionin për Kosovën, kërkojnë zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Washingtoni dhe Brukseli në vazhdimësi kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Derisa tashmë duket hapur që ka një presion më të shtuar për këtë çështje. Vetëm pak ditë pas thirrjes së Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, të njejtën kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës e ka pasur edhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, pas vizitës që ka zhvilluar sot në Manastirin e Deçanit.

Pas ShBA-së edhe Zyra e BE-së në Prishtinë ka kërkuar  zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar sot Manastirin e Deçanit dhe i ka bërë thirrje sërish qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit, raporton Gazeta Express.

Szunyog ka shkruar se të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen.

“Vizitova Manastirin e Deçanit sot. Toleranca dhe respekti reciprok janë çelësi për një shoqëri multi-etnike dhe demokratike. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës ta zbatojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen”, ka shkruar shefi i BE-së në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)