Syla paralajmëron padi ndaj ministrit Hekuran Murati

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 17:53
Syla paralajmëron padi ndaj ministrit Hekuran Murati

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili dje tha se kjo FSSHK ka pranuar mbi 3 milion euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së, derisa këtë Federatë e quajti edhe të kapur.

Syla  ka thënë se nuk do të ja fal këtë Muratit, derisa ka paralajmëruar padi ndaj tij.

“Sot mu kanë paraqitur së paku 3 avokat vullnetarë sepse janë irrituar shumë, mirëpo deklarata është skandaloze, sepse këta po e dinë se nëse të ndërhynë diku kështu, ka me ndërhy edhe diku tjetër, ky ka me ndërhy edhe në kompani tjera. Kompania me siguri do të shkoj për ulje të imazhit, por nuk e di do të flasim nesër me avokat. Unë nuk ja fali këtë gjë”, ka shtuar ai.

Syla është shprehur se deklarata e Muratit ka qenë ndërhyrje flagrante politike në organizimin sindikal.

“Në facebook mundet të shkruaj gjithkush, por të shkruaj një ministër, nuk po e di a me ja marr zyrtare apo personale. Nëse ja marrim zyrtare është keq. Konsideroj që opinion e ka parë shumë mirë qa do të thotë ndërhyrja politike, unë konsideroj që kjo është ndërhyrje flagrante politike në organizimin sindikal. Ja bëjmë të qartë se organizimi sindikal krijohet në baza sindikale, edhe pagesa edhe zgjedhja e kryetarit dhe organeve tjera bëhen në baza vullnetare”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)