Shkenca thotë se ata që zbukurojnë pemën e Krishtlindjes para kohe janë më të lumtur

  • A.P /
  • 25 nëntor 2021 - 20:55
Shkenca thotë se ata që zbukurojnë pemën e Krishtlindjes para kohe janë më të lumtur

Nëse mendoni se dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një argëtim si çdo tjetër, bëhuni gati të ndryshoni mendje.

Krishtlindja dhe e gjithë periudha që i paraprin festave, provokojnë emocione dhe ndjenja shumë të forta te njerëzit. Ka nga ata që i duan pa masë dhe nga ata që vuajnë prej tyre. Kjo sepse sezoni i festave është në gjendje të çlirojë ndjenjat dhe nevojat që shpesh i mbajmë të fshehura.

Krishtlindja tregon për fëmijërinë tonë, për momentet e lumtura në familje, për buzëqeshjet dhe përqafimet që mbeten të gdhendura në mendje dhe në zemër.

Duke u rritur, perceptimi i festave ndryshon në mënyrë të pashmangshme, stili i jetesës na largon të shohim vetëm anët pozitive, aq sa kemi nevojë për të ndjerë fëmijën brenda nesh.

Por çfarë do të thotë Krishtlindje nga pikëpamja psikologjike?

Steve McKeown, psikolog dhe themelues i klinikës McKeown, argumenton se dekorimi i shtëpisë paraprakisht ju ndihmon të bëheni përsëri një fëmijë i vogël dhe është tipik për ata që janë në gjendje të jetojnë më mirë emocionet e tyre. Aq sa mund të thuhet se ata që bëjnë pemën e Krishtlindjes më përpara janë më të lumtur.

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes largon stresin e jetës së të rriturve

McKeown konfirmon se dekorimet e hershme ndihmojnë për të lënë pas stresin e jetës së të rriturve. Dekorimet kanë fuqinë të shumëfishojnë entuziazmin dhe të na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë.

Nëse nuk e keni bërë ende këtë, atëherë është koha për të nxjerrë pemën e Krishtlindjes dhe për të hequr qafe stresin.

Na bën të dukemi më bukur

Nëse keni fqinjë për t’u njohur ose për t’u lidhur, është koha të dekoroni derën tuaj të shtëpisë.

Një studim në Journal of Environmental Psychology zbuloi se dekorimet e jashtme të Krishtlindjeve na bëjnë të dukemi më dashamirës dhe të shoqërueshëm ndaj tyre.

Na (ri) lidh me njerëzit e dashur

Psikoterapistja Amy Morin shpjegon se fryma e Krishtlindjes, veçanërisht dekorimet në shtëpinë tonë, krijojnë një lidhje me njerëzit e dashur që nuk janë më pranë.

Atmosfera e Krishtlindjeve ndihmon për t’i ndjerë ata më afër dhe për të rijetuar momentet e festave të kaluara së bashku.

Rrit mirëqenien psiko-fizike

Të gjitha këto ndjenja pozitive vetëm sa do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, të jeni më të lumtur dhe të rrisin mirëqenien tuaj të përditshme.

Me pak fjalë, më në fund kemi një shpjegim për të qenë në gjendje të shfaqim me krenari dekorimet tona të dashura të Krishtlindjeve (para kohe).


(Kosova Sot Online)