Gashi: Lëvizja Vetëvendosje në çdo aspekt i ka fituar zgjedhjet

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 20:58
Gashi: Lëvizja Vetëvendosje në çdo aspekt i ka fituar zgjedhjet

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në zgjedhjet lokale duhet të ketë vetëm një raund dhe se fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë ishte fitore negative.

 “Fitorja e Përparim Ramës është mrekulli negative pasi nuk fitoi ndryshimi”, tha Tomë Gashi.

“Vetëm raundi i parë duhet të vlejë. E kam thënë edhe më herët. Dikush që ka vetëm një votë më shumë se kandidati i dytë duhet të jetë kryetar i komunës. 11 mijë vota më shumë ka pasur Arben Vitia më shumë se Përparim Rama në raundin e parë. Këto lloj matematikash që ndodhën pas raundit të parë e sollën atë si fitues. Por edhe ky nuk do të jetë kryetar që do bëjë mrekulli. E pamë që ka borxhe 6 milionë funte, që i bie më shumë se sa 8 milionë euro”, shtoi ai.

Ai po ashtu ka thënë se VV në Prishtinë në cdo aspekt i ka fituar zgjedhjet.

“Lëvizja Vetëvendosje në cdo aspekt i ka fituar zgjedhjet. Ndoshta nuk po i pëlqen dikujt por kështu ka ndodhur”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)