Burri e lajmëron gruan në Polici, thotë se i mori fëmijët dhe u largua në drejtim të panjohur

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 10:38
Burri e lajmëron gruan në Polici, thotë se i mori fëmijët dhe u largua në drejtim të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka lajmëruar në Polici, se pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, ajo i ka marr fëmijët dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

“Gjilan, 24.11.2021 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja  e tij, e dyshuara femër kosovare, pa lejen  e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)