Agim Bahtiri ia dorëzon Komunën Bedri Hamzës

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 11:17
Agim Bahtiri ia dorëzon Komunën Bedri Hamzës

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pranuar sot detyrën nga ish-kryetari Agim Bahtiri.

Në Komunën e Mitrovicës sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit.

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri, Bedri Hamzës, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Hamza fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetor.

(Kosova Sot Online)