Ëndërr historike: Detaje për hekurudhën Durrës – Prishtinë

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 11:47
Ëndërr historike: Detaje për hekurudhën Durrës – Prishtinë

Po vazhdon edhe më tutje mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu ka folur për marrëveshjen për hekurudhën që do të lidhë Durrësin me Prishtinën.

Ai ka thënë se kjo hekurudhë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve në kuptimin historik.

Sipas tij, hekurudha do të ndihmojë tej mase në zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Kjo hekurudhë do të plotësojë  një ëndërr në kuptimin historik të shqiptarëve, do bëjë një punë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve për shkak se do lidhë portin e Durrësit me Prishtinën e përmes kësaj linje ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë në korridorin 10 përmes linjave që lidhin Prishtinën me Nishin, Sofien e Stambollin drejt Azisë e kështu me radhë. Porti i Durrësit do të ketë mundësi të lidhet drejtpërdrejt me një port tjetër, atë të Prishtinës. Kjo do të rrisë zhvillimin ekonomik edhe në Kosovë”, tha ai.

“Një rëndësi tjetër është që edhe porti i Tivarit do të ketë mundësi më të mira komunikimi përmes kësaj hekurudhe. Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po e nënshkruajmë këtë referendum në Elbasan ku unë kam bërë gjimnazin dhe kjo ja shton, për mua personalisht nënshkrimin këtij memorandum”, shtoi ai.

Ministrja Balluku u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga hapat më konkretët ë mbledhjes së sotme.

(Kosova Sot Online)