Lajçak bisedon me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë në Kosovë

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 11:52
Lajçak bisedon me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë në Kosovë

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak është takuar me përfaqësues të EULEX-it dhe KFOR-it në Kosovë.

Lajçak ka shkruar se ka biseduar për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Pata disktuim shumë të mirë me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajcak.

Emisari i BE-së po qëndron për vizitë në Kosovë që nga dje, ku ka pasur takime me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

(Kosova Sot Online)