Koincidenca e bukur! Ministrja Evis Kushi dhe Ministri kosovar kanë qenë në një klasë bashkë!

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 13:24
Koincidenca e bukur! Ministrja Evis Kushi dhe Ministri kosovar kanë qenë në një klasë bashkë!

Koincidencë e bukur! Ministri i Infrastrukturës dhe Kosovës, Liburn Aliu, ka bërë me dije ditën e sotme se me Ministren e Arsimit Evis Kushi kanë qenë shok klase.

Ndër të tjera në fjalën e tij sot në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve, Aliu tregoi se sot do të mblidhet për të pirë kafe me shokët e klasës!

“Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi”, u shpreh ministri Aliu.

Kujtojmë se kjo nuk hera e parë që ky lajm bëhet publik, edhe më herët ka qenë po prapë ministri kosovarë ai që e ka bërë të ditur këtë fakt.

(Kosova Sot Online)