Autobusi i Besa Trans me licencë të një autobusi tjetër, 135 herë e kishte kaluar kufirin

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 15:35
Autobusi i Besa Trans me licencë të një autobusi tjetër, 135 herë e kishte kaluar kufirin

Autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë dhe për dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.

“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.

Ata theksojnë se Reparti për punë kufitare dhe migrim pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB, nuk është kompetente që të kontrollojë licencat për transport të autobusëve në pikëkalimet kufitare.

“Ajo është në kompetencë të Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, janë deklaruar nga MPB.Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans.

Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

(Kosova Sot Online)