Selmani: Shoferi është nga fshati Skivjan i Gjakovës

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 21:50
Selmani: Shoferi është nga fshati Skivjan i Gjakovës

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë ku mbeten të vrarë 4 persona në fshatin Gllogjan.

Selmani ka thënë se shoferi i cili mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes është nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Tragjedia që ndodhi në Deçan, la të vdekur dy nxënëse, shoferin e autobusit dhe kondukterin i autobusit nga gjuajtja me armë nga një person.


(Kosova Sot Online)