Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota

  • A.P /
  • 26 nëntor 2021 - 23:01
Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan ku u vranë tre presona, prej tyre dy nxënës. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime të afërmve të viktimave derisa theksoi se policia po punon me kapacitet të plotë në hetimin e rastit.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës”, shkroi Kurti në Facebook.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm”, shtoi ai.

“Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)