Në Gjilan fëmija e plagos aksidentalisht babanë

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 10:51
Në Gjilan fëmija e plagos aksidentalisht babanë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje aksidentale në Gjilan.

Sipas policisë, një fëmijë nga pakujdesia e ka shkrepur armën e llojit pushkë ajrore dhe e ka qëlluar babanë e tij.

Sipas policisë, arma ishte pa leje.

Rasti me vendim të prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet  se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policië. 

(Kosova Sot Online)