Kjo është arma me të cilën dyshohet se u sulmua autobusi me nxënës në Gllogjan

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 11:12
Kjo është arma me të cilën dyshohet se u sulmua autobusi me nxënës në Gllogjan

Vrasjen e rëndë të tre personave në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit në Kosovë e ka bërë një person, i cili tashmë gjendet në arrati.

Raporti i policisë tregon se dyshimet e para janë se sulmuesi që lëshoi breshëri plumbash në një autobus nxënësish, ku mbeti i vdekur shoferi dhe dy nxënës, aktin e kreu me një armë të tipit AK-47, apo siç njihet ndryshe si kallashnikov.

Nga hetimet e para, policia ka arritur të kuptojë se “një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur”.

“Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

(Kosova Sot Online)