
Lexoni edhe:
“Jemi të tronditur”, familjet e nxënësve të vrarë hapin të pame të përbashkët
Prokurorja Sahide Gashi ka thënë se prokuroria deri më tani ka bërë intervistimin e shumë personave dhe ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi në Gllogjan.
Prokurorja Gashi, para mediave tha se deri më tani autori ka përdorur kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.
“Jemi të tronditur”, familjet e nxënësve të vrarë hapin të pame të përbashkëtLexoni edhe:
“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë ëshët përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)