
Lexoni edhe:
Sulmi i PDK-së kundër Avokatit të Popullit pas rastit të Valdete Dakës, një tentativë tjetër e krimit për të shkelur ligjin dhe kushtetutën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Deçan, e ku pas sulmit me armë në drejtim të autobusit që bart nxënës, kanë vdekur tre persona.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në Stacionin Policor në Deçan.
“Ministria e Punëve të Brendshme përmes këtij njoftimi zyrtar iu fton të merrni pjesë në një konferencë për media, që ministri i MPB-së, z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do ta mbajnë në Stacionin Policor në Deçan, lidhur me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Vendi: Stacioni Policor Deçan, Datë: 27.11.2021, Ora: 15:00”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka dal sot me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.
Sipas Policisë, dyshimet janë se autobusi është sulmuar me kallash.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./
(Kosova Sot Online)