Kështu duket sot Gllogjani një ditë pas tragjedisë

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 14:57
Kështu duket sot Gllogjani një ditë pas tragjedisë

Autobusi i sulmuar mbrëmë në Gllogjan ku u vranë tre persona, dy prej të cilëve nxënës, është ende në vendin e ngjarjes.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, teksa ende nuk është raportuar për të arrestuar.

Prokuroria ndërkaq para pak momentesh ka bërë ditur se në lidhje me rastin janë kryer bastisje, mirëpo pa rezultat.

Sipas dyshimeve, vrasësi ka përdorur kallashnikov dhe ka zbrazur një karikator gjatë sulmit të tij

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë prokurorja e rastit Sahide Gashi.

(Kosova Sot Online)