Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 16:43
Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan

Sot në Deçan janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, në rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, e ku një person sulmoi me armë zjarri autobusin që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Në mesin e personave që kan ndezur qirinj ishte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.

Nesër, e diel, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq, sulmuesi nuk është identifikuar ende.

Mbrëmë rreth orës 19:00, një person me kallashnikov, ka sulmuar një autobus që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan. Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes ka mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit. Ndërkaq, ishin plagosur tre nxënës. Dy prej tyre, një vajzë dhe një djalë, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe vdiqën në Spitalin e Pejës.

(Kosova Sot Online)