Këto janë rregullat që duhet t’i ndjekin votuesit për rivotimin në Dragash

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 10:57
Këto janë rregullat që duhet t’i ndjekin votuesit për rivotimin në Dragash

Ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve, për kryetar të Komunës së Dragashit.

Të drejtë vote përmes postës do të kenë vetëm 1 mijë e 90 votues së Komunës së Dragashit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe janë regjistruar nga periudha 10 korrik deri më 18 gusht të këtij viti.

Fletëvotimet e tyre do të pranohen më së largu deri më 13 dhjetor.

Por, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, votuesit duhet t’i kenë parasysh katër hapa.

KQZ ka njoftuar se meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunë si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera.

Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste.

(Kosova Sot Online)