
Lexoni edhe:
Strukturat e fshehura të SHIK-ut ilegal zgjohen në aksion, kundër Avokatit të popullit dhe Presidentes Osmani për ta destabilizuar dhe rrëzuar Qeverinë Kurti!
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ai tha se në fillim e ka mirëpritur këtë iniciativë edhe si mënyrë për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por tash, sipas tij, ka shumë kundërshti.
“Kam parë se ka shumë kundërshtime, kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani.
Më e prerë në qëndrim u shpreh e para e shtetit, Vjosa Osmani.
“Ballkani i Hapur është hapësirë për shtrirjen e hegjemonisë serbe dhe nuk ka as një element të bashkëpunimit rajonal”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)