Lexoni edhe:
Mjeshtëria e zyrtarëve politik të inkriminuar, e shkelin ligjin më të dyja këmbët dhe shpëtojnë pa u ndëshkuar fare!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Partitë të cilat ishin shumë gjatë në pushtet që nga çlirimi e deri më tani, e që kishin përfitime të mëdha, që u pasuruan skajshëm, tani është e qartë se esesi nuk mund të pajtohen tani me këtë situate ku po fillojnë të ndodhin ndryshimet e të zbatohet ligji, që si hap i parë është përgatitja dhe aktivizimi i hetimeve për krimet që janë krye deri më tani kryesisht nga të mëdhenjëtit e pa prekshëm të shtetit. Hetimi kundër tyre po fillon sepse vetëm ata kanë mundur ta sjellin këtë vend në këtë gjendje të mjerueshme, prandaj tani këto parti në opozite po bëjnë çmos vetëm ta trazojnë situatën politike dhe ta pamundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, duke provuar edhe rrëzimin e qeverisë legale.
-Opozita e korruptuar që deri dje ishte në pushtet, por populli me votë e ka ndëshkuar, ka nisur fushatë të egër kundër qeverisjes legale e legjitime, me veprime qesharake, ashtu sikur që vetëm të pamoralshmit opozitar dinë të bëjnë gjëra të tilla sepse e kanë përvojën e tillë për shumë dekada. Këta edhe në të kaluarën kanë bërë lojëra të tilla, dhe tani po vazhdojnë ta humbin akoma më shumë arsyen dhe logjikën racionale të të menduarit dhe vepruarit politik.
Këto subjekte politike në opozitë, janë vegla të manipuluara dhe dirigjuara nga strukturat ilegale të SHIK-ut, që për dy dekada e mbajtëm shtetin peng duke qenë në pushtet, dhe nuk po mundë të pajtohen me realitetin e krijuar pas ndëshkimit të madh që e morën nga qytetarët e vetëdijesuar, të lodhur nga krimi i organizuar. Strukturat e SHIK-ut në pamundësi që ti kundërvihen qeverisë në detyrë me besimin më të madh qytetar, me votë plebishitare, po e sulmojnë Avokatin e popullit duke kërkuar edhe shkarkimin e tij, të zhgënjyer e tmerruar nga interpretimi i drejtë në ankesën e ish kryetares së KQZ-së Valdete Daka, të shkarkuar nga Presidentja Osmani.
Këto reagime te tilla çfarë po ushtrohen gjithsesi se janë reagime të çoroditura të ish nëntokës kriminale të SHIKUT, si ky reagimi i fundit i grupit parlamentar të PDK-së me kërkesën e shkarkimit të Avokatit të popullit, treguesi më i mirë i humbjes së thellë pushtetit dhe mbetjes lakuriq me veglat e tyre te zbuluara e të inkriminuara, për çka po mundohen që të shfrytëzojnë edhe “frymëmarrjen” e për ta mbajtur të kapur shtetin sado që fuqia e tyre po zbehet pasi qe me ndëshkim masiv nga qytetarët e kanë të humbur dhe të pakthyeshëm pushtetin.
Prandaj këto struktura opozitare tani do të gjejnë shkaqe që edhe popullin ta irritojnë me demonstrata masive si të vetmen shpresë që mos po e detyrojnë Qeverinë në dorëheqje, sepse mënyre tjetër të rrëzimit të kësaj qeverie nuk ka, me që kjo qeveri e ka shumicën absolute, dhe me veprimet e saja si brenda Kosovës si dhe me politikat ndërkombëtare po e dëshmon se këtë mandat ka për ta vazhdua deri në fundin e saj katërvjeçar, dhe po kjo qeveri ka me i burgosur me fakte e argumente ata pushtetarët “peshqit e mëdhenj” të së kaluarës që e katandisën Kosovën deri në këtë nivel, dhe ka për tua konfiskuar pasurit e tyre të paligjshme qe do ti kthehen shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".