Vrasja në Gllogjan, autobusi largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 12:42
Vrasja në Gllogjan, autobusi largohet nga vendi i ngjarjes

Tre persona u vranë të shtunën në mbrëmje në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në mesin e viktimave ishin dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi një autobus i cili po shkonte nga Gjakova në Deçan u sulmua me breshëri të kallashnikov nga një person i cili është ende në arrati.

Në ndërkohë autobusi i cili kishte qëndruar disa ditë në vendin e ngjarjes tashmë është larguar.

(Kosova Sot Online)