Pacienti “zero” në Itali sjell nga Afrika variantin “Omicron”, infekton të gjithë familjen

  • G.G /
  • 29 November 2021 - 13:52
Pacienti “zero” në Itali sjell nga Afrika variantin “Omicron”, infekton të gjithë familjen

Varianti Omicron i koronavirusit duket se po përhapet me shpejtësi. Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se me këtë variant të ri të virusit, rezultojnë të  infektuar edhe familja e pacientit “zero” në këtë shtet, konkretisht bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre.

Kjo u bë e ditur nga mediat italiane të cilat raportojnë se inxhinieri ishte kthyer nga Afrika e Jugut dhe pati kontakte të drejtpërdrejta me familjarët pas kthimit në Itali.

Të katër pacientët nuk kanë simptoma të rënduara pasi raportohet se kanë qenë të vaksinuar.

Si masë paraprake, dy klasat e shkollës fillore ku frekuentonin fëmijët u vendosën në izolim, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë infeksion tjetër pas dy serive të testeve.

Itinerari i inxhinieri, është rikonstruktuar në detaje dhe po monitorohen të gjithë personat që ka pasur kontakte me të. Para së gjithash, do të testohen 133 pasagjerët e fluturimit nga Afrika e Jugut.

(Kosova Sot Online)