Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

  • A.P /
  • 29 nëntor 2021 - 20:42
Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro për atë që jep informacione për vrasjen në Gllogjan. Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku qytetarët mund të japin informacione rreth rastit.

Njësite të shumta të Policisë së Kosovës po vazhdojnë kontrollet në Deçan.

Ky vend, por edhe vende të tjera po kontrollohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosoës për të kapur sa më parë autorët apo autorin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Madje siç mëson televizioni, mobilizimi në Policinë Rajonale në Pejë është jashtëzakonisht i madh sa i përket këtij rasti.

Edhe bashkëpunimi me qytetarët e këtij rajoni, është po i njëjtë në mënyrë që të zbardhet ky rast, dhe autorët apo autori të del para drejtësisë.

Ani pse ka një mobilizim të lartë, megjithatë hetimet nuk janë të lehta.

Kështu është shprehur prokurorja e rastit, Sahide Gashi e cila ka treguar se tani më janë duke punuar në disa pista.

Ndërkaq, edhe autobusi në të cilën udhëtonin pasagjerët, ku tre prej tyre mbetën të vdekur u largua në ditën e katërt të hetimeve.

Në mënyrë që të ndihmohen hetimet, Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë, si shpërblim për këdo që dhuron informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve apo autorit të vrasjeve në Deçan.

Të gjithë qytetarët që posedojnë informacione lidhur me këtë rast, mund t’i adresojnë ato në numrat e telefonit që janë vënë në dispozicion apo ne email adresë.

(Kosova Sot Online)