“Më është bërë fiksim çdo grumbull dheu”, rrëfimi i suharekasit për nënën dhe 4 motrat e zhdukura

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 20:44
“Më është bërë fiksim çdo grumbull dheu”, rrëfimi i suharekasit për nënën dhe 4 motrat e zhdukura

Edhe 20 vjet pas Luftës në Kosovë mijëra fate njerëzish, që konsiderohen persona të zhdukur, janë ende të pazbardhura.

Bekim Gashi nga fshati Tërrnje e Suharekës ka vetëm fotografitë e nënës dhe katër motrave që konsiderohen ende të zhdukura.

‘Tani mu ka fiksuar ajo që çdo gropë që shoh them sikur të kisha fuqi ta hap dhe të shoh a janë ato aty”, thotë ai për DW.

“Tash e 22 vjet unë shkoj të fle dhe zgjohem me mendjen se kur do t’i kthejnë se ende nuk i kam gjetur”,  shton ai.

Një ekspozitë me titullin “Më mirë ish varri sesa mos me ditë” tërheq vëmendjen për këtë plagë ende të hapur për familjarët.


(Kosova Sot Online)