Sondazhi për bashkim kombëtar, Nurellari: Janë shtuar familjet shqiptare që vendosin flamurin në dritare

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 21:18
Sondazhi për bashkim kombëtar, Nurellari: Janë shtuar familjet shqiptare që vendosin flamurin në dritare

Opinionisti Adri Nurellari ka komentuar  sondazhin e Euronews ku thuhej se 79.2% e qytetarëve të Shqipërisë e donë bashkimin kombëtar.

Nurellari ka thënë se edhe vetë e ka ndjerë këtë pasi ka parë një shtim të familjeve që vendosin flamurin shqiptar nëpër dritare cdo 28 nëntor.

“E shoh një shtim shumë të madh të flamujve që vendosën nëpër dritaret e shtëpive. Më përpara kur e vendosja në shtëpi njerëzit mendonin se ishte zyrë shtetërore. Por jo më. Tani e vendosin thuajse të gjithë. Ka një krenari. Ishte e vështirë, nga koha e Enver Hoxhës, patriotizmi ishte streha e fundit e tij. Ishim vend tërësisht i mbyllur dhe pa pritur nuk kishte kufij. Ishim vend ku nu lejohej feja, e asptaj u hapëm ndaj cdo sekti të mundshëm”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se disponimi sa i përket bashkimit kombëtar ndryshon si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“Fondacioni Soros ka bërë një sondazh para disa viteve. Në Shqipëri ishte 74% ndërsa në Kosovë 65%. Ndërkohë fondacioni Gallup e kishte se në Shqipëri ka pasur 60% ndërsa në Kosovë mbi 70%. Pra mund të themi se disponimi varion”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)