Kthehet 16 vjeçari i zhdukur në Fushë Kosovë, kishte shkuar gabimisht në Mitrovicë

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 22:16
Kthehet 16 vjeçari i zhdukur në Fushë Kosovë, kishte shkuar gabimisht në Mitrovicë

16-vjeçari, Ali Shakolli, nga Fushë Kosova, u shpall i humbur nga familjarët të shtunën.

Pasi ky i fundit kishte dalë nga shtëpia të premten për të mbledhur hekura e kanaçe.

Pas punës djali kishte hipur në një autobus të gabuar, duke shkuar kështu në Mitrovicë, në vend se të kthehej në Fushë Kosovë.

Atje kishte qëndruar tri net te një person i panjohur, më pas familjarët e tij e shpallën të humbur edhe nëpër rrjetet sociale, ku personi tek i cili kishe qëndruar djali, kishte rastisur ta shihte postimin.

Kështu tek të dielen, Aliu është kthyer te familjarët e tij.

(Kosova Sot Online)