Zjarri u shpërthen pas shpine, por këta dy dasmorë s’e lënë dot ushqimin

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 10:26
Zjarri u shpërthen pas shpine, por këta dy dasmorë s’e lënë dot ushqimin

Në internet është publikuar një video ku dy mysafirë në një dasmë në Indi vazhdojnë të hanë, edhe pse një zjarr i madh shihet jo shumë larg pas tyre.

Videoja shfaq dy persona duke ngrënë para se njëri prej tyre të shikojë pas vetes dhe ta shohë zjarrin. Sidoqoftë, duket se zjarri nuk i bën përshtypje dasmorit, sepse ai vazhdon të hajë. Ngjarja është incizuar në Maharashtra të Indisë, shkruan Daily Mail.

Shumë njerëz tjetër shihen të shqetësuar duke e shikuar zjarrin, por dy personat afër kamerës duket se nuk po mërziten fort. Sipas NDTV-së, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të fishekzjarrëve.

Katër automjete për fikjen e zjarrit u dërguan në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz nga kjo ngjarje.

(Kosova Sot Online)