Grupi gjerman do t’u asistojë në vetëvrasje vetëm personave të vaksinuar për Covid-19

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 11:26
Grupi gjerman do t’u asistojë në vetëvrasje vetëm personave të vaksinuar për Covid-19

Një grup gjerman për eutanazi ka thënë se klientët e tij duhet të jetë të vaksinuar kundër Covid-19 para se t’i nënshtrohen procedurës për vetëvrasje të asistuar.

Grupi gjerman për eutanazi, “Verein Sterbehilfe” ka njoftuar se klientët e mundshëm duhet ta respektojnë rregullën e ashtuquajtur 2G – sipas së cilës lokalet mund të vendosin që t’ua ndalojnë hyrjen personave të pavaksinuar ose atyre që e kanë kaluar virusin.

Klinika tha se eutanazia dhe ekzaminimet përgatitore kërkojnë “afërsi njerëzore”, që do të thotë se sipas ligjit gjerman, të gjithë personat e përfshirë duhet ta zbatojnë rregullën 2G, shkruan Daily Mail.

Grupi shpjegoi se vendimi u mbështet në “detyrën e vështirë të baraspeshimit të mbrojtjes së anëtarëve, punëtorëve e mjekëve tanë me organizimin praktik të jetës sonë t përditshme në shoqatë”.

Ndryshe, rreth 68 për qind e popullsisë së Gjermanisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe rreth 10 për qind e gjermanëve e kanë marrë edhe dozën përforcuese, por zyrtarët valën e re të infeksioneve e kanë quajtur “pandemi e të pavaksinuarve”.

Të martën, Gjermania regjistroi mbi 45.000 raste të reja me Covid-19 dhe 388 të vdekur për 24 orë, por shifra mesatare e infeksioneve për 100.000 banorë ra pak për herë të parë pas tri javëve.

(Kosova Sot Online)