E rëndë: I riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 11:59
E rëndë: I riu vret me thikë nënën dhe plagos gjyshen

Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore.

Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet.

Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)