Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj, në kërkim edhe dy të tjerë

  • A.P /
  • 30 November 2021 - 22:44
Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj, në kërkim edhe dy të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte në Ferizaj personin me inicialet , nën dyshimet për përfshirje në një grabitje.

Rasti i grabitjes kishte ndodhur më 26.11.2021, rreth orës 19:30 në rrugën “Abdiselam Ahmeti” në Ferizaj, kur tre persona kanë sulmuar G.Z. (24), duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar ndihmë mjekësore.

Me këtë rast personat e dyshuar i kishin grabitur një telefon celular dhe ia kanë dëmtuar veturën, dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Personi i arrestuar pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit e tjerë

(Kosova Sot Online)