“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK mban tryezë diskutimi

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 08:33
“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK mban tryezë diskutimi

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë sot tryezën me temën “Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”.

Në njoftimin e AAK-së është bërë e ditur se kjo tryezë do të organizohet në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës.

“Ju njoftojmë se sot me fillim nga ora 13:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i jostabilitetit ekonomik pas rritjes së çmimeve.

“Qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për jostabilitetin ekonomik që është shkaktuar si pasojë e rritjes së vazhdueshme dhe të përnjëhershme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në të gjithë sektorët. Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve, të organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve si dhe OJQ të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

(Kosova Sot Online)