15-vjeçari vrau tre dhe plagosi tetë nxënës të shkollës, dyshohet se armën ia bleu babai

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 08:50
15-vjeçari  vrau tre dhe plagosi tetë nxënës të shkollës, dyshohet se armën ia bleu babai

Tre nxënës janë varë dhe tetë të tjerë janë plagosur, duke përfshirë mësuesin, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në shtetin amerikan, Miçigen.

Zyrtarët kanë thënë se një djalosh 16-vjeçar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17-vjeçare kanë vdekur.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Okford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit.

Policia supozon se i dyshuari, nxënës në shkollë, e ka përdorur armën që ia ka blerë babai javën e kaluar.

Nxënësit kanë thënë se janë fshehur nën banka gjatë sulmit.

Sipas zyrtarëve, i dyshuari, 15-vjeçar mund të ketë nisur sulmin pesë minuta pasi është telefonuar policia.

Nënsherifi i qarkut Oklland, Mike McCabe, ka thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna gjatë arrestimit dhe adoleshenti nuk është plagosur./REL/

(Kosova Sot Online)