Komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 10:28
Komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë po vazhdojnë të jenë edhe 320 raste aktive me virusin Covid-19.

Me raste aktive është duke prirë Prishtina.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Prishtinë janë 54 raste aktive.

Komuna e dytë me më së shumti raste aktive është Ferizaj, me gjithsej 48 raste.

Pas tyre, Klina ka 23 raste aktive, Prizreni 21 dhe komunat tjera kanë më pak raste.

Ndërkohë është bërë thirrje edhe në Kosovë për kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të përhapjes së variantit, Omicron.

(Kosova Sot Online)