Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 10:47
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, publikon fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit që kishte ndodhur në tetor të këtij viti në Mitrovicë.

Policia thotë se publikimi i fotografisë me të dhënat personale, ka për qëllim që  në bashkëpunim me qytetarët të bëhet arrestimi i të dyshuarit, Lundrim Beqiri.

“Personi në kërkim është i  dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë”, njofton policia.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informacione për personin  në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 , +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu 044/245 503, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën e policisë.

25-vjeçari me inicialet A.M, ishte therur për vdekje në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, ky i fundit ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes së të riut.

Motivet e vrasjes së 25-vjeçarit mbeten akoma të panjohura. 

(Kosova Sot Online)