Lexoni edhe:
Kravatat e bardha të faqes së zezë në sistemin e drejtësisë po ua bëjnë avokatine mbrojtëse nëntokës kriminale dhe rrjeteve të fuqishme të mafies kosovare!
Pas dënimit me 4.000 euro të kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për ndikim në punësim të vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ka reaguar avokati i tij.
Kujtim Kërveshi ka shkruar në llogarinë e tij në lidhje me këtë rast, duke thënë se as tash, sikur më parë, aktgjykimi nuk mbështetet në asnjë provë.
“As ky aktgjykim i këtij trupi gjykues nuk mbështet në asnjë provë, siç nuk është mbështetur as herën e parë kur Elezaj është shpallur fajtor dhe edhe ky aktgjykim është në kundërshtim të plotë tani edhe me sugjerimet e Gjykatës së Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin paraprak të këtij trupi gjykues dhe ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë se çfarë provash dhe dëshmish duhet të sigurohen”, ka thënë Kërveshi.
Trupi gjykues në rigjykim i ka dëgjuar dy dëshmitarët sipas sugjerimit të Gjykatës së Apelit dhe dëshmitë e të dy dëshmitarëve kanë qenë shfajësuese për Elezajn, sipas avokatit Kërveshi.
“Si mbrojtës nuk mund ta pranoj standardin e vendosje së këtij trupi gjykues. Për ne as një dënim, as ky me gjobë nuk është i pranueshëm, sepse Elezaj nuk ka kryer veprën penale me të cilën është shpallur fajtor dhe se jemi të bindur se Gjykata e Apelit do t’i japë epilog meritor kësaj sage të re të drejtësisë”, ka përfunduar mbrojtësi i kryetarit Elezaj, Kujtim Kërveshi.
Elezaj kishte marrë vendim prej fajtori edhe në dhjetor të 2020-ës, por ankesa nga Apeli e kishte kthyer në rigjykim, duke i lejuar që rasti të mbetet i papërfunduar dhe ai të garonte në zgjedhje.
(Kosova Sot Online)