Rreqebulli, ariu, dhia e egër, kaprolli, publikohen fotot e rralla në Bjeshkët e Nemuna

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 12:00
Rreqebulli, ariu, dhia e egër, kaprolli, publikohen fotot e rralla në Bjeshkët e Nemuna

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar disa fotografi të veçanta të  faunës kapura në territorin e Bjeshkëve të Nemuna.

Përmes llogarisë së tyre në Facebook, AMMK ka postuar foto të rrëqebullit, ariut, dhisë së egër dhe kaprollit.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës - IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

LEXO EDHE:

Rrahje në mes të disa personave në veri të Mitrovicës, kris edhe arma

Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja, e cila është duke bërë monitorimin e faunës në kuadër të zonës së mbrojtur të Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në disa lokacione të parkut.

Nga ky monitorim janë siguruar të dhënave për pranin e disa llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, sikurse janë Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Dhia e Egër (Rupicapra rupicapra) dhe Kaprolli (Capreolus capreolus).

Shihni në vijim disa nga fotot e realizuara gjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit të llojeve të gjitarëve të egër në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”.

(Kosova Sot Online)