Klinika e Neonatologjisë furnizohet me një medikament jetëshpëtues

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 12:44
Klinika e Neonatologjisë furnizohet me një medikament jetëshpëtues

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është dorëzuar medikamenti Surfaktant- donacion nga Aksioni për dhe Fëmijë dhe Organizata Ndërkombëtare “AmeriCares”.

Sipas SHSKUK’së, sasia e donacionit me medikamentin Surfakant “Survanta” është gjithsej 220 shishe në vlerë prej 84 mijë e 260 dollarë.

Nga ky Shërbim thonë se kjo sasi njëkohësisht mbulon nevojën vjetore të furnzimit me këtë medikament jetëshpëtues.

(Kosova Sot Online)