Oda e Hotelerisë kundërshton masat anti-Covid, paralajmëron protesta

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 13:16
Oda e Hotelerisë kundërshton masat anti-Covid, paralajmëron protesta

Pas masave të reja nga Qeveria Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, ka reaguar duke e kundërshtuar ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë ka paralajmëruar edhe masa m rigoroze siç janë protestat.

Kryetari i Odes se Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se masat vendosura mbrëmë janë skandaloze.

“Si rezultat i masave që janë marrë dje pa dëshirën tonë jemi detyruar që të mbajmë këtë konferencë. Zgjatja e afatit të TVSh-së, ndërkaq ne kërkojmë që zgjatja të bëhet prej pesë vite, përkrahja e bizneseve ende nuk ka filluar, mbulimi i qirave nuk është bërë, bizneset që nuk kanë punuar fare, nuk janë ndihmuar. Me vendimin e mbrëmshëm po ju njoftoj që shkresat që i kemi dorëzuar zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, ku u kemi thënë që çdo vendim që merret pa u konsultuar me ne është i njëanshme. Ne kërkojmë që zgjatja e orarit është absurde pasi qe ne kemi kërkuar që të zgjatet deri në orën 01:00, të hiqet ora policore, të fillojnë mbajtja e ahengjeve, ku i kemi thënë që ne mbajmë përgjegjësi se në këto ahengje do ë hyjnë vetëm ata që janë më dy vaksinat”, tha Sogojeva në konferencën për media.

Drejtor i departamentit për estrad, Afrim Muqiqi, tha se përsëri për këto masa të reja është përdorur standard i dyfishtë.

“Ky vendim i mbrëmshëm është i papranueshëm për ne pasi që është vendosur prapë standard i dyfishtë pasi që edhe një herë sektorit tonë u bë e padrejta. Ne kemi folur që të marrim përgjegjësi që mos të ketë persona pa vaksinuar në këto ahengje. Jemi të anashkaluar nga rimëkëmbje”, tha Muqiqi.

(Kosova Sot Online)