Borell: Rinovimi i dialogut, mënyra e vetme për të stabilizuar situatën

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 13:58
Borell: Rinovimi i dialogut, mënyra e vetme për të stabilizuar situatën

Kryediplomati evropian, Josep Borell, tha sot se është nevojë që Prishtina dhe Beogradi të rinovojnë dialogun sepse s’ka mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën.

“Situata është qetësuar kohët e fundit, por ka ende nevojë për t’u kthyer në dialog dhe për të rinovuar dialogun, sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën,” tha Borell pas mbërritjes në ditën e dytë të takimit të aleancës së NATO-s në Riga, raporton Tanjug.

Sipas Borell, Ballkani Perëndimor mbetet rajon strategjik për Bashkimin Evropian.

“Tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu vende anëtare të NATO-s dhe ne kemi lidhje të forta me ta. Për arsye sigurie, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm,” tha Borell.

Ai theksoi megjithatë se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është një shqetësim i veçantë.

“Unë duhet të shpreh shqetësimin tim për situatën në BiH, ku tensionet dhe përpjekjet për të anuluar 26 vjet paqe dhe stabilitet janë të pranishme. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj Bosnje dhe Hercegovinës si një shtet i vetëm dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë unitetin,” tha Borell

(Kosova Sot Online )