Vdes nga coronavirusi vajza e ish-deputetit, ishte shtatzënë

  • E.K /
  • 01 December 2021 - 14:35
Vdes nga coronavirusi vajza e ish-deputetit, ishte shtatzënë

Parthena Koutmeridou, 38 vjeçe, vajza e ish-deputetit të PASOK, Stathis Koutmeridis, humbi betejën për jetën me Covid-19.

Ajo nuk ishte vaksinuar nga frika për shkak të shtatzënisë.

Siç kishte thënë i ati për protothema.gr, ajo e kishte shtyrë vaksinimin pas një konsulte përkatëse me gjinekologun e saj dhe për t’i paraprirë lindjes.

Parthena (Patti, siç e thërrisnin njerëzit e saj) u sëmur me koronavirus në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt, si pasojë u shtrua në klinikën Agios Loukas në Selanik, ku mjekët kryen një prerje cezariane. për të shpëtuar të porsalindurin.

Familja e saj ka bërë thirrje për gjak gjatë dy 24 orëve të fundit, në përpjekje për të mbajtur gjallë gruan 38-vjeçare, por ajo nuk ia doli dhe dha frymën e fundit mëngjesin e sotëm, sipas drejtorit të klinikës, Demosthenes Katsarkas.

(Kosova Sot Online)