Mbi 762 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza antiCOVID-19

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 09:02
Mbi 762 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza antiCOVID-19

Mbi një milion e 617 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19 janë dhënë prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë.

Deri më tani mbi 762 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

(Kosova Sot Online)