Abdixhiku kujton presidentin Rugova: Sot është ditëlindja e arkitektit të shtetit të Kosovës

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 12:06
Abdixhiku kujton presidentin Rugova: Sot është ditëlindja e arkitektit të shtetit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në ditlindjen e tij.

Abdixhiku ka shkruar se më 2 dhjetor 1944 lindi arkitekti i shtetit të Kosovës.

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Ibrahim Rugova para se të ishte prijës politik ishte poet, kritik e mendimtar.

“Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci. Krijuesi letrar”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)