Kjo është shuma marramendëse që Merkel do të marrë si pensioniste gjermane

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 16:31
Kjo është shuma marramendëse që Merkel do të marrë si pensioniste gjermane

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel po largohet nga skena politike. Me një ceremoni ushtarake festive në Berlin ajo nderohet të enjten në mbrëmje para largimit nga detyra. Po si do ta kalojë Merkel kohën pas 16 vitesh si kancelare?

Nga pikëpamja financiare ajo nuk ka pse ta vrasë mendjen.

Si kancelare ajo fiton aktualisht 25,000 euro në muaj, plus rreth 10,000 euro si anëtare e Bundestagut, anëtare e të cilit është prej më shumë se 30 vjetësh. Kur Merkel të ndalojë së punuari, ajo fillimisht do të vazhdojë të marrë këtë rrogë edhe për tre muaj dhe më pas gjysmën për maksimalisht 21 muaj.

Pensioni i Angela Merkelit do të jetë rreth 15,000 euro në muaj. Deri në fund të jetës së saj ajo ka gjithashtu të drejtë për bodygard, një makinë shërbimi me shofer, një zyrë në ambientet e Bundestagut në Berlin dhe një staft të përbërë nga dy referentë, një sekretare dhe një daktilografist.


(Kosova Sot Online)