Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje lokale: Sikur të kenë dashur të humbasin vetë

  • A.P /
  • 02 dhjetor 2021 - 21:15
Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje lokale: Sikur të kenë dashur të humbasin vetë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se humbja e VV në zgjedhje lokale ka qenë befasuese dhe për këtë i lë fajin njerëzve kryesorë brenda këtij subjekti.

Ai  ka thënë se VV “ sikur ka dashur të humbasë vetë në zgjedhjet lokale”

“Sikur me pas dasht me humb vet”, thotë ai.

“Nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm. Nuk kanë ditur të bëjnë partneritet. Nuk kanë ditur. Shembulli në Kamenicë. Kërkuan partneritet me Aleancën dhe fituan. Në Podujevë pastaj. Mendoj se në shumë raste udhëheqja qendrore me operimin e tyre kishte dëmtuar kandidatët. Besoj që vendimet e udhëheqjes qendrore janë ato që i kanë shkaktuar probleme”, shtoi ai

Ai tha tutje se VV-së iu rritë mendja dhe se ka pasur qeverisej aspak të mirë në nivel qendror.

“Populli thotë se nuk ka mallkim më të madh se sa me të thënë ‘tu rritë mendja’. Mendoj se kjo ndodhi me këta. U kënaqën shumë me fitore dhe nuk po bëjnë asgjë”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)