Pamje: Merkel e emocionuar në ceremoninë lamtumirëse me nderime ushtarake

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 09:03
Pamje: Merkel e emocionuar në ceremoninë lamtumirëse me nderime ushtarake

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë e emocionuar në ceremoninë lamtumirëse ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas qëndrimit rreth 16 vite në pushtet.

Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja e pati mundësinë që ta zgjedhë muzikën e parapëlqyer.

Ajo zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should raind red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore të këngëtares Nina Hagen, shkruan BBC.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, deklaroi Angela Merkel, duke mbajtur një fjalim të shkurtër lamtumire në ceremoninë e njohur si “Grosser Zapfenstreich” në Berlin.

Ushtria gjermane nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur një përzierje eklektike të muzikës sipas zgjedhjes së saj që ka intriguar kombin.

(Kosova Sot Online)