Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 dhjetor 2021 - 09:55
Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit në Prishtinë

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e babait të saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Prishtinë, 02.12.2021-14:45. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se në shtëpinë e babait të saj ka shpërthyer një bombolë gazi, e cila përdorej për ngrohje. Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)